Rrustem Mustafa sërish kërkon marrëveshje PDK-LDK

Autori:Gazeta Fjala

remi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, sikur gjatë ngërçit të vitit 2014, kërkon sërish një marrëveshje mes PDK-së dhe LDK-së.

“Zgjidhje..,të pavarur nga të huajt!

Marveshje politike-strategjike PDK-LDK…

Këshillë dinjitoze si përherë nga Miku i sprovuar i Kosovës…

Kosova duhet bërë zgjidhjet nga mbrenda, të pavarur nga të huajt dhe entitetet që na rrethojnë (Bosnja, Serbia, Turqia).

Ideja e marrëveshjeve politike, ofron zgjidhje (jo domosdo koalicion)mbase do të funksiononte më mirë.

Une mbetem ithtarë i marrëveshjes politiko-strategjike mes PDK e LDK me garanca të qëndrueshme dhe kredibile” (sic.), ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rrustem-mustafa-serish-kerkon-marreveshje-pdk-ldk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala