Rrushi, frut i mrekullive për zemrën dhe tumoret

Autori:Gazeta Fjala

rrushi

Rrushi ndahet në dy lloje kryesore: rrush për verë dhe rrush për tavolinë.

Rrushi i verës ka kokrra më të vogla dhe pothuajse pa hapësira mes tyre, ndërsa rrushi i tavolinës ka kokrra më të mëdha dhe hapësirë mes tyre.

Vetitë
Rrushi njihet për vetitë e tij, sidomos për lëkurën. Ai mund të aplikohet në rastet e herpesit. Përsa i përket vlerave ushqyese, është e rëndësishme të nënvizojmë se pjesën më të madhe, rrushi e ka te lëkura e tij. Ajo përmban nivele të larta polifenolësh dhe resveratrolësh, që kanë veti antioksiduese. Ky frut ndihmon edhe në rastet e kapsllëkut dhe problemeve që lidhen me qarkullimin e gjakut.

Rrushi është shumë i pasur me kripëra minerale si zinku, potasi, magnezi, hekuri dhe vitamina të grupit A, B dhe C. Është një frut që mund të konsumohet nga të gjithë, edhe nga ata që janë mbipeshë. Përjashtohen vetëm diabetikët, pasi përmban sheqer.

Në lëkurën e tij është zbuluar kohët e fundit një antioksidant që quhet resveratrol, që ndihmon qarkullimin e gjakut.

Rrushi i bën shumë mirë tre organeve: veshkave, mëlçisë dhe zorrës.Përsa i përket farave të rrushit, ato kanë veti antioksiduese, por nuk duhet t’i përdorin njerëzit që kanë probleme me kolitin.Ky frut përmban edhe flavonoide. Sa më e errët të jetë lëkura e tij, aq më shumë flavonoide përmban rrushi.

Vlerat ushqyese
100 gramë rrush përmbajnë 69 kilokalori. 80% e rrushit përbëhet nga uji, 17% nga sheqeri e më pas vijnë me radhë proteinat, aminoacidet, yndyrnat, mineralet dhe vitaminat, shkruan shije.al. Nga mineralet, më prezenti është potasi, i cili lë pas fosforin, kalciumin dhe magnezin. Mes vitaminave, dominuese është vitamina A. Pas saj vijnë B-ja, C-ja dhe K-ja.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rrushi-frut-i-mrekullive-per-zemren-dhe-tumoret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala