Rrugët e Kosovës, të kalueshme

Autori:Gazeta Fjala

rruga

Pas reshjeve kohë pas kohe dhe ngricave të vazhdueshme që po mbretërojnë gjatë këtyre ditëve, rrugët nacionale dhe rajonale në tërë vendin vazhdojnë të jenë të kalueshme.

Sipas informacioneve nga terreni, qarkullimi nëpër rrugët e vendit po zhvillohet pa probleme të theksuara, thotë kumtesa e Ministrisë së Infrastrukturës.

Menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës, ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga MI janë duke vazhduar punën, për të mundësuar një qarkullim të lehtësuar në tërë rrugët e vendit, thotë kumtesa.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rruget-e-kosoves-te-kalueshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala