Rruga që nuk po përfundon (Foto)

Autori:Zekirja Shabani

godanc 3

Një rrugë transite që nisi të ndërtohej në vitin 2008 në komunën e Shtimes nuk u përfundua kurrë.

Traseja që të shpie drejt Prizrenit thuajse është e pa kalueshme për vetura dhe këmbësor. Fajet për këtë po i lihen punëkryesit, kompanisë “Alko Impex”, i cili mori mbi 700 mijë euro nga Ministria e Infrastrukturës dhe nuk i kreu punimet.

godanc5

Mehdi Salihu, drejtor i urbanizmit në Komunën e Shtimes ka thënë për Gazetën Fjala se pjesa e rrugës drej fshatiti Godanc në gjatësi prej 3.2 kilometra ka mbetur në këtë gjendje  qe një kohë të gjatë.

Në prag të zgjedhjeve të fundit ishin parë disa ekskavatorë të silleshin atypari. Por jo edhe pas tyre.

“Ne si komunë kemi intervenuar për të sanuar një pjesë të rrugës e cila është bërë e pa kalueshme, edhe pse është kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës”, tregon Salihu.

Ai pret që deri në pranverë të fillojnë punimet, megjithëse dyshon në këtë.

godanc

Në Shtime janë përhapur fjalë se kompaania ka ikur dhe nuk do të kthehet më.

“Nuk mundemi të intervenojmë në sanimin e sajë, pasi ministria nuk e ka për obligim. Por për hir të qytetarëve po bëjmë sa mundemi”, ka thënë Salihu.

Në Ministrinë e Infrastrukturës ka qenë e pamundur të merret përgjigje për zhvillimet rreth këtij projekti.

Ndërkaq në faqen zyrtare të Komunës janë dhënë disa detaje për punimet dhe arsyeja e ngecjes së tyre.

Faza e parë e rrugës tranzit prej 2.15 km, në vlerë prej 638,709 euro, ka filluar në vitin 2008, e cila ka gjerësi 7.5 metra dhe shtrihet nga restoranti “Titanik” deri te rruga kryesore që të çon për në fshatin Godanc (te ish-Kooperativa Bujqësore në Lagje të Pajtimit).

Komuna bënë me dije se në këtë pjesë punimet kanë ngecur për shkak të shpronësimeve që janë duke vazhduar. Mandej, nga këtu në vitin 2011 vazhdon faza e dytë e segmentit rrugor me gjerësi 10.5 metra dhe në gjatësi prej 3.02 km deri tek Pishat e Shtimes, respektivisht te rruga që të çon për në fshatin Zborc. Punimet në këtë pjesë i ka kryer “Alko Impex”, ku kostoja e segmentit të dytë është 727,864 euro.

“Edhe në këto dy segmente rrugore investitor është Ministria e Infrastrukturës, e cila pritet në të ardhmen ta vazhdojë këtë rrugë deri tek pika e karburanteve “AS-Graniti” në Belinc”, shkruan në faqen e komunës.

godanc 4godanc 2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rruga-qe-nuk-po-perfundon-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala