Rrokulliset vetura në afërsi të fshatit Belinc të Shtimes

Autori:Gazeta Fjala

Aksident-komunikacioni-foto-KALLXOcom-e1502542019543-640x358

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para rreth një ore në afërsi të fshatit Belinc të Shtimes.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet një veturë e rrokullisur.

Sipas qytetarit fotot janë bërë pak pas orës 14:00.

Nga ajo që shihet në fotografi, në vendin e ngjarjes është një veturë e Policisë.

Po ashtu, fotografitë tregojnë për një kolonë të gjatë automjetesh të krijuar si pasojë e këtij aksidenti.

Sot, Policia e Kosovës u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik për kujdes të shtuar për të shmangur aksidentet dhe fatkeqësitë e ndryshme.

Po ashtu, Policia njoftoi për tolerancë zero ndaj të gjithë kundërvajtësve në trafik.

aksident-komunikacioni-foto-kallxocom-1-576x1024 aksident-komunikacioni-foto-kallxocom-e1502542019543

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rrokulliset-vetura-ne-afersi-te-fshatit-belinc-te-shtimes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala