Rrogat e janarit me rritje 4 për qind

Autori:Gazeta Fjala

rroghat-650x358

Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë  e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Kosovës në nivelin prej 4 për qind mbi pagën bazë duke filluar nga 1 janari i 2018.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se me kete vendim aprovohet rritja e pagave për këto kategori nga data 1 janar.

Ai ka thënë se me ketë vendim nuk përfshihen kategoritë të nxjerra nga vendimi i Qeverisë i marrë kohë më parë, shkruan lajmi.net.

Ministri Hamza ka shtuar se ky vendim është në përputhje me linjat buxhetore.

“Por këtu nuk hyjnë kryeministri, ministrat, zëvendëskryeministrat e zv/ministrat, rroga e të cilëve është rritur më parë”, ka thënë Hamza.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rrogat-e-janarit-me-rritje-4-per-qind/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala