Rrobaqepëset e NASA-s

Autori:Gazeta Fjala

auto_marigona11510431423

Pa rrobaqepëset e veta, shumë prej misioneve më të rëndësishme të NASA-s nuk do të mundë të ndërmerreshin.

Prej uniformave të astronautëve të misioneve “Apollo” e deri tek elementet përcjellëse të sondave që janë dërguar për në Mars, kanë qenë disa gra që kanë punuar në sfond, për të qepur komponentët vitale të pajisjeve apo veshjeve që do të përdoreshin për të shkuar në gjithësi, shkruan BBC.

Njëra prej këtyre rrobaqepëseve është Liean Pham, rrobaqepëse për yje, si i pëlqen të quhet. Ajo punon në Departamentin për pajisje mbrojtëse, ku krijohen mbrojtëse termike, që janë elementi esencial për secilën anije kozmike që niset nga Toka.

Misioni “Cassini”, që kishte qenë puna e saj e parë në kuadër të NASA-s, kishte shkuar për në Saturn, i mbuluar me një shtresë të arit, në mënyrë që t’i bëjë ballë udhëtimit më se 19-vjeçar…

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rrobaqepeset-e-nasa-s/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala