Rrjeti i bizneseve nga Londra viziton Gjilanin

Autori:Gazeta Fjala

20751626_890330307786571_878809137_n-1

Rrjeti i bizneseve Angli-Kosovë ka vizituar sot Komunën e Gjilanit.

Qëllimi i kësaj vizite, sipas mysafirëve nga Londra, është që të njihen së afërmi me produktet që prodhohen në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Artan Llabjani, Kryetar i Shoqatës Britanike-Shqiptare në Londër, deklaroi se Kosova ka një potencial të madh të zhvillimit të bizneseve jashtë vendit.

Sipas tij shumë shpejt rrjeti i bizneseve të cilat i udhëheq në Londër do të bej të mundur eksportimin e produkteve nga Kosova për në Angli.

I nderuar me këtë vizitë u shpreh të jetë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tha se do të krijoj kushte të favorshme që bizneset në Kosovë të kenë mundësinë të shesin produktet e tyre jashtë vendit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rrjeti-i-bizneseve-nga-londra-viziton-gjilanin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala