Rritja ekonomike, Kosova “shkelë” Serbinë

Autori:Gazeta Fjala

rritja-ekonomike

Cialis Black order viagra online Presidenti i Qendrës për Ekonomi në Serbi, Aleksandar Vlahoviq ka thënë që është e mundur se ekonomia e Serbisë do të rritet për 3.5 për qind ose edhe më shumë këtë vit.

Ai ka bërë të ditur se borxhi publik i Serbisë është afër 60 për qind e GDP-së, duke shtuar se pozita ekonomike dhe fiskale e Serbisë është e mirë, dhe se ka bazë për politika ekonomike të zhvillimit.

Ndër tjerash ai ka theksuar se Serbia do të vazhdojë me privatizimin e kompanive të mëdha, dhe se kjo gjë duhet të jetë në qendër, duke mos lënë anash as investimet apo politikat që sigurojnë një stabilitet makro-fiskal.

Rritja ekonomike e Serbisë më shumë se 4 për qind në vitin 2019, sipas Vlahoviq, mund të jetë reale vetëm nëse Serbia përjeton një valë të madhe investimesh.

Ndërsa drejtuesit e institucioneve ne Kosove presin që për vitin 2018 rritja ekonomike të jetë rreth 5 %. Kurse të hyrat parashihen të jenë 1 miliardë e 829 milionë euro.

Rritje të përafërt ekonomike për Kosovën kanë paraparë edhe institucione financiare ndërkombëtare./INFOKUSI

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rritja-ekonomike-kosova-shkele-serbine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala