Rritja e buxhetit për barna për 7 milionë euro s’e përmirësoi furnizimi

Autori:Gazeta Fjala

barnat-ilegale-ne-kosove-hyjne-kryesisht-nga-serbia-1506752757-3558414_1518763883-7418844

Rritja e buxhetit për barna për 7 milionë euro për vitin 2018 nuk e ka përmirësuar furnizimin me barna në spitalet publike. Këtë javë spitalet kanë pasur mungesa edhe për gjëra elementare, shkruan sot Koha Ditore.

Në spitalin më të madh publik, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të enjten, nuk ka pasur as sisteme infuzioni, shiringa e infuzione.

Rritja për rreth 40 për qind e buxhetit kishte sjellë premtimet se furnizimi i spitaleve me barna të Listës Esenciale do të stabilizohej.

Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë se “gjendja është më e mirë se viteve të kaluara”, por nuk kanë dhënë përqindjen e furnizimit të spitaleve

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rritja-e-buxhetit-per-barna-per-7-milione-euro-se-permiresoi-furnizimi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala