Rritet sërish çmimi i cigareve në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

cigare

Pa asnjë paralajmërim, janë ngritur çmimet e disa llojeve të cigareve në Kosovë. Kjo s’është hera e parë që brenda këtij viti të rriten çmimet e cigareve, edhe pse nuk ka pasur ngritje të akcizës.

Pa asnjë paralajmërim janë ngritur çmimet e cigareve për 10 centë në pako, në shumicën e llojeve të tyre. Këto ngritje, pa paralajmërime, për shitësin me pakicë, Hasan Matoshi, po i ndikojnë në shitjen e cigareve. Ai thotë se rritje të tilla kanë ndodhur edhe më herët gjatë këtij viti

“Cigaret janë rrit 50 euro në paket, ka 10 cent në pako, 1 euro në boks. Pa paralajmërim të shtunën e të dielën”, thotë Matoshi

Ngritja e çmimit të cigareve nuk ka ndodhur për shkak të ngritjes së akcizës. Zyrtarisht nga Dogana e Kosovës bëjnë me dije se nuk ka pasur ngritje të akcizës.

Kryetari i shoqatës së importuesve të duhanit, Ramadan Kelmendi, ndonëse premtoi se do të japë përgjigje gjatë ditës se pse janë ngritur çmimet e cigareve, një gjë të tillë, për televizionin publik, nuk e bëri./ktv/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rritet-serish-cmimi-i-cigareve-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala