Rritet rreziku nga skandali i qumështit “Lactalis”

Autori:Gazeta Fjala

auto_000f396e-8001515922795

Në fund të 2017-ës, Franca urdhëroi ndalimin e shitjes së qumështit për foshnja i njohur me emrin “Lactalis”.

Lactalis është një nga prodhuesit më të mëdhenj të qumështit në botë, dhe arsyeja e ndalimit ishte për shkak të baktereve të Salmonellës që përçohej nga po ky qumësht, shkruan Reuters.

Tani në 83 vende të botës është përhapur rreziku nga ky qumësht ku më shumë se 20 milionë kuti të qumështit të pluhurzuar të foshnjave u shpërndanë nëpër vende të ndryshme.

Shefi ekzekutiv i firmës së këtij qumështi, Emmanuel Besnier, ka konfirmuar shkallën e rrezikut.

Paditë janë paraqitur nga shumë prindër të cilët thonë se fëmijët e tyre u sëmurën pas pirjes së këtij qumështi.

Një zëdhënës i ka thënë BBC-së se të gjitha vendet e prekura janë në Evropë, Azi, Amerikën Latine dhe në Afrikë. Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Australia janë vendet që nuk u prekën, ka shtuar ai, transmeton Koha.net.

Lactalis është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të produkteve të qumështit, me një shitje vjetore prej 17 miliardë eurosh, ka 246 vende prodhimi në 47 vende dhe ka të punësuar 15,000 vetë vetëm në Francë.

Salmonella mund të shkaktojë diarre të rënda, dhimbje stomaku, të vjella dhe dehidrim të rëndë. Mund të jetë edhe vdekjeprurëse veçanërisht tek fëmijët e vegjël.

Deri tani 35 raste janë raportuar në Francë dhe një tjetër është konfirmuar edhe në Spanjë, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Një tjetër rast po hetohet edhe në Greqi, kanë thënë autoritetet franceze.

Në një intervistë ekskluzive në gazetën franceze “Journal du Dimanche”, shefi ekzekutiv i Lactalis mohoi se firma kishte tentuar të fshehte shpërthimin e këtij skandali në fabrikë.

“Ka ankesa dhe do të ketë një hetim me të cilin do të bashkëpunojmë me të gjithë”, tha Besnier.

Ai gjithashtu ka premtuar se kompania do të kompensojë çdo familje të prekur.

Kompania ka thënë se besojnë se kjo baktere u përhap nga puna rinovuese në fabrikën e tyre Celia në Craon, në Francën veriperëndimore.

Ministri i bujqësisë i Francës ka thënë se produktet nga fabrika do të ndalohen pafundësisht ndërsa hetimi vetëm se ka filluar.

Qeveria franceze ka paralajmëruar kompaninë se duhet të presë dënime. Ata gjithashtu kërkuan të vendosnin sanksione kundër shitësve, pasi u zbulua se disa zinxhirë të supermarketeve kishin vazhduar të shesin produktet që mund të ishin të kontaminuara .

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rritet-rreziku-nga-skandali-i-qumeshtit-lactalis/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala