Rritet numri i pacientëve në emergjencë nga temperaturat e larta

Autori:Gazeta Fjala

Temperaturat-e-larta-në-Indi-620x358

Moti i nxehtë që po mbretëron ditëve të fundit në Kosovë ka bërë që të shtohet numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Të premten temperaturat në Kosovë kanë arritur në 37 gradë celsius, e në vendet fqinje në mbi 40 gradë, shkruan sot Koha Ditore.

Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK, ka thënë se gjatë kësaj pjese të sezonit të verës kemi numër rekord të personave që kanë kërkuar ndihmë. Një përqindje e tyre janë prekur edhe nga temperaturat e larta që janë duke mbretëruar në Kosovë dhe në pjesën më të madhe të Evropës.

“Në korrik është shënuar numër rekord i personave që kanë kërkuar ndihmë. Nga 5000 raste, 5 për qind e tyre kanë qenë për shkak të temperaturave të larta”, ka bërë të ditur ai.

Sipas tij, rastet të cilat janë paraqitur në këtë klinikë kanë qenë kryesisht persona me probleme kardiake, me hipertension, me probleme neurologjike, si dhe personat që kanë problem me metabolizëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rritet-numri-i-pacienteve-ne-emergjence-nga-temperaturat-e-larta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala