Rritet çmimi i bukës, cigareve…

Autori:Gazeta Fjala

Furre-e-bukes buka

Në muajin tetor të këtij viti janë rritur çmimet e ushqimeve në Kosovë, krahasuar nga muaji paraprak, tregojnë të dhënat e publikuara dje nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

“Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0,2% në muajin tetor 2017 krahasuar me muajin shtator 2017”, thuhet në raportin e ASK-së.

Por, edhe çmimi i cigareve është rritur për 0.1 për qind.

Siç njofton ASK, kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet: buka dhe drithërat (1,5%), qumështi, djathi dhe vezët (1,8%), perimet (4,1%), raporton Insajderi.

Por, në muajin tetor, krahasimi i çmimeve të konsumit me muajin shtator, tregon se ka pasur ulje në çmimet e pemëve (-3,9%) dhe e shërbimeve për transport.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rritet-cmimi-i-bukes-cigareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala