Rritet besimi në eurozonë

Autori:Zekirja Shabani

eurozone_2518920b

Besimi ekonomik në zonën e euros u rrit në nivelin më të lartë në shtatë-muaj dhe papunësia e Gjermanisë ra. Kështu, duket se rajoni po shkon drejt rrugës së rimëkëmbjes teksa Banka Qendrore Evropiane përgatitet të lancojë programin e saj të lehtësimit sasior.

Në Gjermani, numri i njerëzve të pa punë ra me një shifër të rregulluar sezonale prej 20,000 në 2.81 milion, dyfishi i parashikimit.

Rritja ekonomike gjermane u përshpejtua në tremujorin e katërt, duke ndihmuar në rritjen e ritmit të zgjerimit për euro-zonën. Besimi ‘po e rimerr veten’ teksa shqetësimi në lidhje me të ardhmen e Greqisë në zonën e euros po zbehet me pritshmëritë për më shumë stimuj nga BQE dhe përforcimi i të ardhurave si pasojë e çmimeve në rënie të naftës.

Raporti i komisionit tregoi se besimi industrial u rrit në minus 4.7 nga minus 4.8 në janar. Besimi në mesin e konsumatorëve është rritur në minus 6.7 nga minus 8.5, ndërsa besimi në sektorin e shërbimeve ka rënë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rritet-besimi-ne-eurozone/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala