Rriten pagat e bosëve

Autori:Gazeta Fjala

rritja-ekonomike

Pagat për ekzekutivët e 100 firmave më të mëdha të listuara në bursë në Britani, janë rritur me 23% në vitin e kaluar, nxitur nga pagat për krerët e firmës ndërtuese Persimmon dhe asaj industriale Melrose.  Pagat e tepërta në korporata kanë shtuar shqetësimet  publike që prej krizës financiare dhe kryeministrja Theresa May e ka kritikuar hendekun mes ekzekutivëve dhe punëtorëve mesatarë.

Një sondazh nga Instituti për Personelin dhe Zhvillimin (CIPD) tregoi se të ardhurat mesatare për krerët ekzekutiv të kompanive që përbëjnë indeksin FTSE 100,  arrinin në rreth 5.7 milionë paund në vitin financiar 2017, në rritje me 23% nga viti i kaluar.   Kjo rritje tejkalon bindshëm normën prej 2.5% të rritjes së pagave mesatare për punëtorët britanikë, në 29 mijë paund,  sipas të dhënave të zyrës së Statistikave në Londër.

Sipas sondazhit, performanca e fortë në tregun e aksioneve gjatë periudhës ka qenë një nga faktorët në rritjen e pagave,  por që kjo duhet të rrisë dyshimet për kontributet e ekzekutivëve individualë në performancën e firmës,  krahasuar me faktorë të tjerë si gjendja ekonomike apo fuqia punëtore.

Sipas sondazhit, shifra u zmadhua nga pagat gjigante të bosëve të firmës së ndërtimit Persimonn dhe Melrose Industries.

Duke hequr këto dy persona,  paga mesatare bie nga 5.7 milionë paund në 4.8 milionë, me një rritje prej 6% nga viti i kaluar.   CEO me pagën më të lartë në vitin financiar që përfundoi në 2017-ën ishte Jeff Fairburn i Persimmon, me 47.1 milionë paund,  20 herë më shumë se paga e vitit 2016.

Kjo ka ardhur prej planit të tij që i dha manaxherëve të firmës kontrata “option”  për  aksionet, që ata mund t’i shisnin ndërkohë që kompania kthente një nivel të caktuar të parasë dhe dividentëve drejt investitorëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rriten-pagat-e-boseve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala