Rriten cmimet e konsumit në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

auto_produkte1426176062

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se në muajin dhjetor të vitit që shkoi çmimet e produkteve u shtrenjtuan për 1.3 për qind për një vit.

Qumështi, djathi e vezët u shtrenjtuan më së shumti bashkë me duhanin, perimet e naftën e bënzinën.

Vetëm për muajin dhjetor kishte rritje 0.4 për qind më shumë se në nëntor.

Ndërkaq shkalla e inflacionit e matur në muajin dhjetor 2016 me muajin dhjetor 2015 ishte 1.3 për qind.

“Indeksi i harmonizuar  i tërësishëm i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2016 ishte më i lartë, në një mesatare prej 0.3%, krahasuar me vitin 2015. Ngritje e indeksit të çmimeve të konsumit në këtë periudhë është vërejtur te nëngrupet e COICOP-it: mish (1.5%); vajëra dhe yndyra (2.5%); sheqer dhe ëmbëlsira (8.8%); pije joalkoolike (1.8%); pije alkoolike (7.2%); duhan (8.8%); veshje (2.8%); orenditë dhe aparaturat, qilimat dhe shtrojat e tjera për dysheme (2.0%); prodhimet dhe pajisjet mjekësore (2.4%); shërbimet për transport (5.4%) – (ngritje e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim të përbashkët prej 1.3% në IHÇK.

Kurse, rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit në këtë periudhë është vërejtur te nëngrupet: bukë dhe drithëra (-2.6%); pemë (-3.5%); perime (-6.1%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin (-4.5%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-2.7%); përshkallëzim i TVSH-së me 8.0% nga muaji shtator i vitit 2015 te disa artikuj dhe shërbime ka ndikuar në rënie të inflacionit në një masë prej (-0.4%) në vitin 2016; përdorim i pajisjeve për transportin personal (-4.7%), me një ndikim të përbashkët prej 1.0% në IHÇK”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rriten-cmimet-e-konsumit-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala