Rrëzohet një pjesë e murit, mbi Urën e Vjetër të Gurit në Vushtrri (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

vushtrri- ura

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, është rrëzuar një pjesë e murit mbrojtës mbi Urën e vjetër të gurit, një prej tri objekteve kryesore të trashëgimisë materiale kulturore në qytetin e Vushtrrisë.

Sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur rreth pas orës 3:00 të mëngjesit. Një punëtor sigurimi i cili punon në lokalin hotelier me të njëjtin emër Ura e Vjetër e Gurit, i tha portalit Veriu.info se është dëgjuar një zhurmë e shkurtër, e më pas ka parë se një pjesë e murit kufizues mbi urën e gurit kishte rënë në tokë.

Sot në vendin e ngjarjes kanë qenë kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, si dhe Policia e Kosovës e cila e ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rrezohet-nje-pjese-e-murit-mbi-uren-e-vjeter-te-gurit-ne-vushtrri-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala