Rreziku nga vërshimet, ja çfarë katastrofe po ndodh në Serbi, Bosnje e Kroaci

Autori:Gazeta Fjala

Foto-2-600x360

Për dy ditë rresh, reshje të mëdha të shiut kanë përfshirë rajonin e Ballkanit. Përderisa në Kosovë gjendja nuk është ende në nivele alarmante, Bosnja e Kroacia, po përballen me rreziqe të mëdha nga vërshimet.

Në rrezik më të madh janë disa fshatra në këto dy shtete, të cilat pothuajse janë mbuluar të gjitha nga uji.

Në Kroaci fshati Kralovac po përballet me erëra të forta dhe është paralizuar plotësisht nga uji.

Zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe po merren me sanimin e sitautës.

Në zonën e Novi Gradit në Bosnje sasia e ujit në lumenj është rritur jashtëzkonisht shumë, duke bërë kështu që të vërshohen disa zona, dhe disa familje janë përmbytur.

Ndërkohë e gjithë lëvizja e trafikut është bllokuar si pasojë e reshjeve të mëdha.

Banorët në këtë pjesë të Bosnjes po përballen ndërkohë edhe me mungesë të ujit të pijshëm, ndërkohë është ndërprerë edhe mësimi nëpër shkolla.

Siuatë më e mirë nuk është as në fshatin Slunj, ku në disa vende niveli i ujit ka mbërritur në 2 metra.

Situatë më e mirë nuk është as në Serbi. Edhe atje disa pjesë të vendit janë vërshuar pas reshejve të mëdha të shiut.

Megjithatë thonë se situata është nën kontrollë.

E rrezik nga vërshimet është paralajmëruar se mund të ketë edhe në disa zona në Kosovë.

Embedded video

Mondo@MondoBH

Naš saradnik @space_geronimo donosi nam kadrove iz Čelinca

See Mondo’s other Tweets

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

Arnes Grbesic@ArnesGrbesic

Doboj Jug. Pogled s prozora i terase. Desetine kuća su poplavljene. Voda se dobro povukla.

See Arnes Grbesic’s other Tweets

Embedded video

Goran Arbutina@Goc1jedini

Čelinac

36 people are talking about this

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rreziku-nga-vershimet-ja-cfare-katastrofe-po-ndodh-ne-serbi-bosnje-e-kroaci/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala