Rreziku nga qentë endacakë: Qeveria ndanë gjysmë milion euro për trajtimin e tyre

Autori:Gazeta Fjala

qente

Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milionë euro për projektin e trajtimit të qenve endacakë.

Duke e parë rrezikun nga qentë Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar një ndihmë prej 1 milion euro nga Qeveria e Kosovës, por kjo e fundit ka ndarë gjysmën.

“Kostoja e vlerësuar vjetore e këtij projekti është mbi 1 milionë euro, kurse në vitet në vijim kjo kosto pritet të bie” tha zëdhënësi i Qeverisë, Arbër Vllahiu.

Krahas kësaj, Vllahiu sqaroi se për vitin 2018 dhe 2019 nga Qeveria do të ndahen 542 mijë euro, ndërsa në vitin 2020 kjo shumë do të zbret në 442 mijë.

Është vendosur që ky projekt të kontrollohet dhe menaxhohet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Mirëpo AUV është akoma në fazën përgatitore.

“Menjherë posa na janë ndarë mjetet, ne jemi në fazën e përgatitjeve dhe procedurave të cilat duhet të ndjeken për kontraktimin e e praktikave veterinare për kryerjen e shërbimeve në terren” është shprehur zyrtari për informim i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.

Thaçi ka theksuar se për shkak që disa komuna nuk kanë arritur të realizojnë projektet e tyre për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë, ka qenë e nevojshme që të ndërhyjë AUV. Në anën tjetër, qentë endacakë janë të pranishëm pothuajse në çdo pjesë të kryeqytetit.

Komunikata për media tregon se vetëm gjatë vitit 2017, më shumë se dyqind raste janë paraqitur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e sulmeve nga qentë endacakë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rreziku-nga-qente-endacake-qeveria-ndane-gjysme-milion-euro-per-trajtimin-e-tyre/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala