Rreth 80 mijë kg mish janë asgjësuar gjatë këtij viti

Autori:Gazeta Fjala

Mish-me-afat-të-skaduar-edhe-në-Prizren

Rreth 80 mijë kilogramë produkte me origjinë shtazore (mish dhe produkte mishi) janë konfiskuar dhe asgjësuar prej fillimit të këtij viti nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës (AUV).

Por, kjo shifër llogaritet të jetë shumë më e lartë, pasi që në komunat e Kosovës kompetencën për kontrollin, konfiskimin dhe asgjësimin e produkteve e kanë inspektorët komunalë, të cilët u raportojnë vetëm organeve komunale dhe jo organeve qendrore apo AUV-it.

Në Kosovë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është autoriteti më i lartë për ushqim dhe veterinari, i cili është edhe përgjegjës që të mbrojë jetën dhe shëndetin e qytetarëve, duke siguruar nivel të lartë të sigurisë së ushqimit.

Zëdhënësi i kësaj agjencie, Lamir Thaçi tha për Radion Evropa e Lirë, se inspektorati veterinar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë nga fillimi i këtij viti deri më tani ka asgjësuar rreth 80 mijë kilogramë mish dhe produkte mishi.

“Kjo sasi përfshin vetëm asgjësimet nga inspektorët e AUV. Sasinë e asgjësuar nga ana e inspektorëve veterinarë, në kuadër të komunave nuk e posedojmë. Ata janë të organizuar në kuadër të pushtetit lokal. Për punën e tyre ata u përgjigjen organeve udhëheqëse lokale dhe veprojmë si dy pushtete të ndara bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, tha Thaçi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rreth-80-mije-kg-mish-jane-asgjesuar-gjate-ketij-viti/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala