Rreth 500 kërcënime për sulme me bomba në Moskë

Autori:Gazeta Fjala

FF981894-1C12-4E32-B5DC-66F97005E753_w1023_r1_s-650x358

Zyrtarët në Moskë, kanë thënë se kryeqyteti rus, ka pranuar 500 thirrje të rrejshme për bomba në dy muajt e fundit, dhe si rezultat miliona dollarë janë shpenzuar.

Që nga fillimi i shtatorit, njoftimet e rrejshme për bomba, kanë goditur Rusinë.

Vende që u targetuan nga sulmet e rrejshme ishin aeroportet, stacionet trenave, qendrat tregtare, bankat, hotelet, shkolla dhe ndërtesat e administratave.

Në asnjë nga thirrjet kërcënuese nuk ka pasur shpërthime të bombave.

Vladimir Chernikov, shefi i departamentit të sigurisë, ka thënë të martën se afro 250.000 persona janë evakuar pas 564 kërcënimeve anonime për sulme me bomba, në mes të 11 shtatorit deri më 9 nëntor.

Agjencia për siguri vendore (FSB), ka njoftuar se shumica e thirrjeve janë bërë nga disa rusë që jetojnë jashtë vendit, ndërsa motivet e thirrjeve nuk janë bërë të ditura.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rreth-500-kercenime-per-sulme-me-bomba-ne-moske/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala