Rrëfimi prekës i kapitenit të Kosovës, Samir Ujkanit, pse njëherë zgjodhi Shqipërinë para Belgjikës, e më pas Kosovën

Autori:Gazeta Fjala

73251900_2387622354820565_5217531240457961472_n

Samir Ujkani, tani portier e kapiten i kombëtarës së Kosovës, kur ishte në moshë shumë të re, ishte pjesë e një prej ekipeve më të forta të Belgjikës.

E në atë kohë, Ujkani në një rrëfim emocionues për emisionin Konak, prodhim i gazetës inFokus, tregon se i erdhën dy ftesa.

Një nga Belgjika, e një nga Shqipëria, por që në fund vendosi për këtë të dytën.

“Mos gabofsha isha 17 vjet ose 18 edhe kur isha tu lu në Anderlecht me erdhi një ftesë nga Belgjika me luajt por edhe një interesin nga Shqipëria edhe me të thonë drejt fola me prind e vendosëm me shku për Shqipërinë pasi është vendi ynë e flamuri ynë e e lash ftesën e Belgjikës shkova në Shqipëri”

Ujkani, thotë që këtë vendim e mori, pasi Shqipërinë e flamurin kuq e zi i ka në zemër, shkruan gazeta inFokus.

“Na jena krejt shqiptarë edhe u kanë për neve për mu sigurisht u kanë krenari me më thirr Shqipëria e ndiej vetën shqiptar por edhe Shqipëria kishte nevojë për talente, mu më kanë zbulua një kompani e talenteve në Evropë që ishte duke lyp e më kanë kontaktua, e interesi im ishte po se e du flamurin e e dua Shqipërinë me zemër, e kom vendos me shku u kanë një eksperiencë shumë e madhe”

Por, pasi filloi të luaj për Shqipërinë, Ujkanit i erdhi një ftesë tjetër.

Të luaj për vendin ku lindi, për Kosovën, ani se kjo e fundit ende nuk ishte e pranuar në FIFA.

“Kur më ka thirre Albert Bunjaku, më ka thanë Kosova është pranuar me luajt miqësore ndërkombëtare e dëshira ime ishte me ardhë direkt për Kosovën, se momentin që u pranu me lu miqësore u kanë dëshira jem edhe atë moment e kom marr në telefon Presidentin Armando Duka e kom pyet a ma jep lejen, ma ka leju, më ka thanë nëse o dëshira jote bone, e falënderoj se ma ka jep një liri që me ardhë për vendin tim e me i ndihmua sa ma shumë për suksese”

Kështu, Ujkani thotë që pranoi të luaj për Kosovën, pavarësisht sfidave të mëdha e vështirësive kur erdhi këtu, shkruan gazeta inFokus.

“Na kur jemi ardhë për Kosovën e kemi ditë që ka me qenë vështirë, s’kemi pas fusha as për stërvitje e me lujt lujshim në Mitrovicë, por kushtet official nga FIFA nuk u lejojshin, kemi pas vështirë se nuk kishim materiale, nganjëherë pa tesha, s’mundeshim dy herë në ditë me u stërvitë, ishin momente të vështira që tash janë ndreq e bashkë me ato ndryshime u ba edhe organizimi perfekt, edhe rezultatet po vijnë”

“Riski ishte shumë i madh por e kam pranu prej ditës së parë, por dëshira ishte me ardhë me i ndihmu këtij vendi e kësaj ekipe me çu sa më lartë nivelin, e kur ishte momenti me ardhë për Kosovën nuk ishte e pranuar në FIFA e më thonin ku je tu shku, shumë momente ishin të vështira, por jam i kënaqur me suksesin e ekipin që u rritë kaq mirë me mentalitet vëllazëror që po mundohem me çu Kosovën sa më lartë”./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rrefimi-prekes-i-kapitenit-te-kosoves-samir-ujkanit-pse-njehere-zgjodhi-shqiperine-para-belgjikes-e-me-pas-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala