Rrëfimi i të mbijetuarit të masakrës në Zelandë të Re: Një djalë i ri arriti t’ia merr pushkën sulmuesit, por nuk diti ta përdorë

Autori:Gazeta Fjala

2-70-780x439-696x392-600x360

Njëri nga të mbijetuarit e masakrës në xhaminë Al Noor në Christchurch të Zelandës së Re, Sajed Mazharudin, e ka përshkruar situatën e jashtëzakonshme, kur një besimtar është munduar të konfrontohet me sulmuesin.

“Një burrë me dy pushkë automatike u fut brenda dhe filloi t’i qëllojë të gjithë – gra e fëmijë. Por, një djalë i ri që e mirëmban xhaminë dhe ndihmon imamin, e shfrytëzoi një moment shpërqendrimi të sulmuesit të cilin e sulmoi dhe arriti t’ia merr pushkën. Deshi ta ndjekë, por nuk e dinte se si duhet qëlluar me armë, nuk e gjente këmbëzën. Këtë dobësi të tij e shfrytëzoi sulmuesi që u arratis dhe jashtë e prisnin me veturë të tjerët”, ka deklaruar Mazharudin.

I mbijetuari tjetër i identifikuar si Halid al Nobani, gjithashtu ka konfirmuar se kishte parë të riun duke tentuar t’ia rrëmbej armën sulmuesit, megjithatë ai pretendon se ky i ri është ekzekutuar menjëherë.

E Mazharudin, thotë se ka parë sulmuesin duke vrarë një burrë në prezencë të tre fëmijëve të tij.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rrefimi-i-te-mbijetuarit-te-masakres-ne-zelande-te-re-nje-djale-i-ri-arriti-tia-merr-pushken-sulmuesit-por-nuk-diti-ta-perdore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala