Rrëfimi ekskluziv i Xhabir Zharkut

Autori:Gazeta Fjala

xhabir-zharku-852x460

Çfarë bën Xhabir Zharku aktualish?

Ku gjendet dhe a është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës?

Njeriu më i përfolur për një kohë në Kosovë, Xhabir Zharku, tregon rrugën që ndoqi për ti ikur drejtësisë që sipas tij për të ishte e padrejtë.

Ish kryetari i Kaçanikut, tregon jetën që bëri në shtetin skandinav, për raportet e tij me kreun e PDK-së Kadri Veselin e Prssidentin Hashim Thaçi.

Zharku, për herë të parë flet nëse në rastin e tij ishte i përfshirë SHIK-u dhe tregon se si bashkëpunoi me hetuesit e EULEX sa ishte në skandinavi.

Por jo vetëm kaq.

Palmat e Kaçanikut, Lojrat e Fatit dhe ndikimi i tij në parandalimin e shkuarjes së qytetarëve të kësaj ane në Siri për të luftuar përkrah ISIS-it, janë disa nga çështjet që Xhabir Zharku flet ekskluzivisht për Gazetën Infokus.

Intervista do të transmetohet të premten në ora 21:00 në Gazetën inFokus dhe kanalin e gazetës inFokus në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rrefimi-ekskluziv-i-xhabir-zharkut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala