Rrahje mes dy familjeve, shtatë të lënduar

Autori:Gazeta Fjala

rrahje 1

Në fshatin Lutogllavë të Prizrenit ka ndodhur një rrahje në mes të dy familjeve.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se për shkak të problemeve të mëhershme pronësore në lokacionin e cekur ka ndodhur një rrahje në mes të dy familjeve, në të cilin ishin të përfshirë tetë të dyshuar me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar shtatë të dyshuar, nga përdorimi i mjeteve të forta (shufrave) gjatë rrahjes.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rrahje-mes-dy-familjeve-shtate-te-lenduar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala