Rrahje masive në Vushtrri, katër të lënduar

Autori:Gazeta Fjala

rrahje 1

Një rrahje ka rezultuar me lëndim trupor ndërmjet gjashtë personave mbrëmë në Vushtrri.

Policia ka njoftuar se njësitë policore me të arritur në vendin e incidentit kanë  hasur në grupin e përfshirë në rrahje, me ç’rast janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar, ku katër nga të arrestuarit kanë kërkuar tretman mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike dhe një sëpatë”, njofton PK-ja.

Sipas hetimeve preliminare incidenti dyshohet t’i ketë paraprirë një fjalosje për një mosmarrëveshje të mëhershme ndërmjet gjashtë personave të dyshuar.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurë ‘lëndim trupor’.

Pas procedurave intervistuese katër nga të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerëve u është caktuar masa e ndalimit policor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rrahje-masive-ne-vushtrri-kater-te-lenduar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala