Rrahja live në televizon, Prokuroria ngre aktakuza ndaj Frashër Krasniqit e Milaim Zekës, lexoni detajet

Autori:Gazeta Fjala

sbbb232323-620x275-600x275

Prokurorisë Themelore në Prishtinë i janë nevojitur më pak së një muaj që të ngrejë aktakuzë ndaj dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka, për shkak të përleshjes fizike. Aktakuza është mbajtur në sirtarët e prokurorisë dhe gjykatës, pa u bërë asnjëherë publike

Aktakuza ndaj deputetëve Krasniqi dhe Zeka, të cilën e ka siguruar ekskluzivisht “Betimi për Drejtësi”, është ngritur më 26 tetor 2017.

Prokuroria e ngarkon Krasniqin me veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa Zekën me veprën penale “kanosje”.

Se ka një aktakuzë të ngritur ndaj Zekës e Krasniqit e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Gashi, nuk ka dhënë detaje rreth procedimit të këtij procesi gjyqësor, me arsyetimin se gjykatësi i çështjes është në pushim vjetor.

Ndryshe, përleshja fizike ndaj dy të akuzuarve kishte ndodhur gjatë emisionit “Info Magazinë” në Klan Kosova, më 29 shtator 2017. Pas fyerjeve e sharjeve në mes të Krasniqit e Zekës, situata kishte eskaluar në përleshje fizike mes tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rrahja-live-ne-televizon-prokuroria-ngre-aktakuza-ndaj-frasher-krasniqit-e-milaim-zekes-lexoni-detajet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala