Rrahet rëndë një polic i Kosovës

Autori:Zekirja Shabani

policia-e-kosoves

Një polic i Kosovës është sulmuar nga një qytetarë pasi ishte arrestuar për aksident të shkaktuar në gjendje të dehur.

Gazeta Fjala ka mësuar se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 22:00 në rrugën Ivo Llolla Ribar në Mitrovicë të veriut.

Sulmin ndaj policit e ka konfirmuar edhe zëvendës komandanti i stacionit policor në veri të Mitrovicës, Besim Hoti, sipas të cilit i arrestuari për aksident në gjendje të dehur e ka sulmuar policin gjatë shoqërimit të tijë për në stacion policor.

Hoti ka thënë se i arrestuari është dërguar në mbajtje dhe është në gjendje të dehur.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rrahet-rende-nje-polic-i-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala