Rrahet për vdekje një burrë në Prishtinë

Autori:Gazeta Fjala

krimi

Një burrë ka vdekur të enjten në Prishtinë pas një përleshje që kishte pasur me një burrë tjetër të komunitetit ashkali.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se me të arritur në vendin e ngjarjes njësiti policor kishte vërejtur që viktima ishte i alivanosur, ndërsa ekipi mjekësor kishte konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për autopsi, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rrahet-per-vdekje-nje-burre-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala