Ronaldo shpallet lojtari i vitit në Portugali

Autori:Gazeta Fjala

o-780x439 (1)

Cristiano Ronaldo ka qenë i mahnitshëm në sezonin e parë të tij në Serie A me Juventusin.

Ylli portugez u largua nga Real Maridi në verën e kaluar pas dhjetë sezonesh të kaluar në La Liga, e që i befasoi të gjithë me vendimin e bërë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë vendosi të kalonte te Zonja e Vjetër, duke arritur të shënonte mbi 20 gola dhe e fitoi çmimin e lojtarit të vitit në Itali qysh në edicionin e parë.

cristiano-ronaldo-juventus-2019_56v3rm8r3i1x1gtlcn6oaxwmo

Ronaldo shënoi edhe një sukses tjetër të madh, pasi e fitoi titullin e Serie A-së me Binaconerët, ndërsa është bërë lojtari i parë në histori që fiton tituj të ligës me klube të ndryshme.

Ky nuk ishte suksesi i vetëm i 34-vjeçarit, pasi në verë e fitoi Ligën e Kombeve me Portugalinë, duke e mposhtur në finale Holandën, e që u bën kombëtarja e parë që e fiton titullin e garës më të re nga UEFA.

Pas gjithë këtyre çmimeve të fituara, Federata e Futbollit të Portugalisë ka vendosur sot (3 shtator) që t’i ndajë Ronaldos çmimin e lojtarit të vitit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ronaldo-shpallet-lojtari-i-vitit-ne-portugali/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala