Ronaldo me një deklaratë egoiste për ‘Topin e Artë’

Autori:Zekirja Shabani

unnamed-5-16

Cristiano Ronaldo ka folur për fituesin e “Topit të Artë”.

Në një reagim për “Gazzetta dello Sport”, portugezi nuk fshehu egon e tij për të fituar çmimim më prestigjioz në rangun individual, shkruan KosovaPress.

“Të jem i sinqertë, unë mendoj se e meritoj ta fitoj çdo vit, për atë që bëj në fushën e lojës”, tha fillimisht Ronaldo.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka bërë me dije se nuk do të heqë dorë nga ky çmim duke premtuar se vitin tjetër do bëjë më mirë.

“Megjithatë Luka e meritoi plotësisht dhe i uroj suksese. Edhe vitin e ardhshëm unë do të jem mes pretendentëve, pasi punoj shumë për këtë”, përfundoi ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ronaldo-me-nje-deklarate-egoiste-per-topin-e-arte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala