“Ronaldo më i mirë se Messi”

Autori:Gazeta Fjala

cristiano-ronaldo-lionel-messi-barcelona-real-madrid-clasico_7hhe7lhh6i5j1au46nrq10n05

Piloti i Formula 1, Fernando Alonso ka thënë se Cristiano Roanldo është më i mirë se sa Leo Messi

Fernando Alonso është një tifoz i madh i Real Madridit dhe kështu thotë se lojtari më i mirë në botë është Cristiano Ronaldo.

Spanjolli e pranon se Messi është i jashtëzakonshëm, por thotë se i interesojnë vetëm lojtarët e Realit.

“Po, Ronaldo është më i mirë se Messi”, tha fillimisht Alonso për Globo Esporte.

“Messi ka një talent të pabesueshëm po ashtu, por si tifoz i Realit, më interesojnë vetëm lojtarët e kësaj skuadre”, tha ai në fund, duke arsyetuar edhe zgjedhjen e tij.

Ronaldo javë më parë u shpallë më i mirë në botë nga FIFA duke fituar çmimin “The Best” dhe është favoriti kryesor edhe për Topin e Artë, ku do të barazohej me Messin me nga pesë. /Express/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ronaldo-me-i-mire-se-messi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala