Romela Begaj, medalje ari në Botërorin e Peshëngritjes

Autori:Gazeta Fjala

romela

Spektakël jashtëzakonshëm i peshëngritjes shqiptare me Romela Begajn në Botërorin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sportistja shqiptare që garon në peshën deri në 69 kg mori medaljen e artë në shkëputje dhe u shpall nënkampione e botës në dygarësh.

Begaj i kaloi me sukses të tre provat në stilin e shkëputjes, me 103, 105 dhe 107 kg. Në ketë stil, Romela konkurroi fort me dy peshëngritëset kolumbiane, duke u rrëmbyer medaljen e arit, raporton Tch.

Edhe në shtytje Romela bëri një garë të mirë me dy provat e para të realizuara me sukses, me 125 dhe 128 kg. Me provën e tretë Romela Begaj tentoi 131 kg, por nuk mundi të realizojë ngritjen.

Në përfundim në dygarësh Romela Begaj arriti në 235 kg, duke u shpallur nënkampione e botës, rezultati më i mirë i saj në një botëror dhe padyshim rezultat historik për peshëngritjen shqiptare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/romela-begaj-medalje-ari-ne-boterorin-e-peshengritjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala