Roma interesohet për Januzajn

Autori:Gazeta Fjala

auto_GettyImages-848520210-1024x7331516957734

Mesfushori Adnan Januzaj mund të transferohet te Roma, kanë raportuar të enjten mediumet e huaja.

“Roma është duke kërkuar lojtarë të rinj. Në shënjestër është mesfushori i Belgjikës, Adnan Januzaj. Ky transferim mund të ndodhë vetëm pas përfundimit të këtij sezoni”, njoftoi “transfermarketweb.com”.

Januzaj 22-vjeçar me skuadrën e Real Sociedadit ka kontratë deri në verën e vitit 2022.

Te skuadra spanjolle u transferua gjatë verës së vitit të kaluar nga skuadra e Manchester United.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/roma-interesohet-per-januzajn/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala