Roma i prish punë Barcelonës, ia merr trajnerin

Autori:Gazeta Fjala

roma9_1495100321-5108239

Ernesto Valverde na edicioni i ardhshëm mund të drejtojë skuadrën italiane, Roma

Barceloan është në kërkim të një trajneri të ri, pasi Luis Enrique muaj më parë e ka konfirmuar se do të largohet nga Camp Nou në fund të këtij edicioni.

Trajneri kryesor për të zëvendësuar Enriquen është trajneri aktual i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde, shkruan Mundo Deportivo.

Por, spanjolli nga edicioni i ardhshëm mund të jetë duke drejtuar një skuadër tjetër dhe jashtë La Ligas.

Valverde po kërkohet nga Roma, pasi pëlqehet shumë nga Drejtori Sportiv, Monchi, i cili e njeh shumë mirë.

Kujtojmë se Valverde e ka konfirmuar se do të largohet nga Bilbao në fund të edicionit, ndërsa nga Roma do të largohet Luciano Spalletti. /Express/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/roma-i-prish-pune-barcelones-ia-merr-trajnerin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala