Robotët na morën vendet e punës

Autori:Gazeta Fjala

robot

Automatizimi i proceseve të punës është bërë më i theksuar në Europë dhe kjo është bërë më e dukshme të kompanitë e mëdha në rajon.   Në vitin 2018, 7% e firmave të Bashkimit Europian, që punësonin të paktën 10 persona, përdornin robotë industrial apo të shërbimeve, sipas Eurostat.   Ndërkohë, firmat e mëdha i përdorin robotët në shkallë më të gjerë. 25% e firmave të mëdha që punësojnë 250 persona apo më shumë përdorin robotë, sipër normës së sipërmarrjeve të mesme, që qëndron në 12%, apo sipërmarrjeve të vogla, në 5%.

Pjesa më e madhe e sipërmarrjeve që përdorin robotë industrialë apo të shërbimeve, është regjistruar në Spanjë, në 11%,  ndjekur nga Danimarka dhe Finlanda, të dyja në 10% dhe Italia me 9%.  Vendi me normën më të ulët të përdorimit të robotëve është Qipro, me 1%, ndjekur nga Estonia, Greqia dhe Rumania,  secila në 3%. Në Europë, firmat përdorin më shpesh robotët industral (5%)  se sa ato të shërbimeve (2%). Robotët industrial përdoren në sektorin e manifakturës, ndërsa ato të shërbimeve, në manifakturë dhe tregtinë me pakicë.

Firmat i përdorin robotët e shërbimeve kryesisht për sistemet e manaxhimit të magazinave, në 44% të totalit, ndjekur nga transporti i njerëzve dhe mallrave në 22%, pastrimi dhe trajtimi i mbetjeve, si dhe në montim, të dyja në 21%.  Robotët përbëhen nga disa komponent përfshirë një strukturë mekanike, sensorë, një kompjuter dhe një njësi të kontrollit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/robotet-na-moren-vendet-e-punes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala