Riza Smaka sqaron vendimin e Kushtetusës| Këto janë kompetencat e Haradinajt

Autori:Gazeta Fjala

auto_69686369_504634710095196_1590304339623149568_o1567460121-850x460

Eksperti i çështjeve ligjore e kushtetuese, Riza Smaka, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me atë se a kishte të drejtë Ramush Haradinaj të thërriste takime të Qeverisë edhe përkundër faktit që kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Smaka ka thënë për Gazetën inFokus se kjo kërkesë e kryeministrit në detyrë, Haradinajt, ishte e panevojshme.

“Kërkesa e kryeministrit adresuar Gjykatës Kushtetuese ka qenë e panevojshme e pa vend, nga shkaku që edhe tash Gjykata i dha ato spjegimet që nuk është e autorizuar për të udhëzuar Qeverinë çfarë të bëj e çfarë të mos bëj”, ka thënë ai.

Smaka ka treguar se Haradinaj i ka të gjitha kompetencat e kryeministrit deri në zgjedhjen e një kryeministri të ri.

Kjo, sipas ekspertit, pasi që me dispozita ligjore nuk është përcaktuar asnjë ndalesë, shkruan Gazeta inFokus.

“Qeveria në dorëheqje është defakt i Qeverisë, kjo përderisa me asnjë dispozitë ligjore nuk është përcaktuar ndonjë ndalesë, kjo[Qeveri] mund t’i ushtroj të të gjitha funksionet që i ka ushtruar deri në momentin kur të zgjedhet Qeveria e re, kjo Qeveri do të jetë në pushtet ekzekutiv”, ka thënë Smaka për Gazetën inFokus.

Ramush Haradinaj pas kthimit nga Gjykata Speciale vazhdoj aktivitetin e tij si kryeministër në dorëheqje. Por kjo ngriti dilema se cilat janë tanimë kompetencat e tij.

Për këtë ai dorëzoi një kërkesë në Gjyakatën Kushtetuese për interpretim të dorëheqjes së tij nga pozita e kryeministrit, “definimin e kompetencave dhe funksionimit të qeverisë” pas veprimit të tij.

Gjatë ditës së enjte, ky institutcion i ka kthyer përgjigje Haradinajt, në të cilën thuhet se “çështjet e ngritura nga Haradinaj nuk hyjnë në fushëveprimin e juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese”.

Pas dorëheqjes së Haradinaj, Kuvendi është shpërndarë më 22 gusht dhe zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 6 tetor./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/riza-smaka-sqaron-vendimin-e-kushtetuses-keto-jane-kompetencat-e-haradinajt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala