Rita Ora do të vijë në Prishtinë, Qeveria nesër i ndan paratë

Autori:Gazeta Fjala

ritaaaaah_1518443878-2063514

ita Ora do të vijë në Kosovë për 10-vjetorin e Pavarësisë dhe nuk ka ndryshuar asgjë rreth organizimit të 17 Shkurtit

Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë për Gazetën Express se nuk ka asnjë anulim rreth festës dhe organizimit për 17 shkurt, së këndejmi edhe koncerti ku e ftuar është këngëtarja Rita Ora.

“Nesër do të aprovohet buxheti në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë kështu që gjithçka do të shkojë sipas planit, sipas Këshillit Organizativ”, kanë thënë nga Qeveria.

Institucionet shtetërore kishin konfirmuar ardhjen e këngëtares kosovare me famë botërore, por së fundmi u raportua se ardhja e saj mund të anulohej për shkak të disa vonesave.

Megjithatë, nga Qeveria konfirmohet se në festën e dekadës së parë të shtetësisë çdo gjë do të shkojë ashtu siç ka qenë e planifikuar.

“Krejt çka është e planifikuar deri më 18 do të jetë e realizueshme”.

Në buxhetin që do të miratohet nesër, kostoja totale e shpenzimeve për 17 Shkurt pritet të arrijë shifrën e 300.000 mijë eurove.

Rita Ora nuk kishte pranuar të paguhej nga shteti i Kosovës për koncertin që do ta mbajë Ditën e Pavarësisë. Këtë e kishte bërë të ditur ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, kur kishte njoftuar për ardhjen e futbollit.

“Kam kënaqësinë të konfirmoj ardhjen e yllit tonë botëror Rita Ora me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë. Ajo nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje dhe kjo do të thotë shumë për personalitetin e saj”, kishte shkruar Pacolli në Facebook.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rita-ora-do-te-vije-ne-prishtine-qeveria-neser-i-ndan-parate/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala