Rinumërimi i votave dhe numërimi i atyre me kusht përfundon pas 5-6 dite

Autori:Gazeta Fjala

unnamed-22-2

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate është duke vijuar rinumërimi i 530 vendvotimeve, ku prej tyre deri në këto momente janë rinumëruar 223 apo shprehur në përqindje rreth 42% të vendvotimeve të parapara për rinumërim.

Këtë e ka bërë të ditur koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj , i cili tha se deri më tani i gjithë procesi i rinumërimit ka vazhduar pa ndonjë problem dhe se i gjithë procesi i rinumërimit të votave, duke llogaritur këtu edhe votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta do të përfundojë pas 5-6 dite.

“Procesi i rinumërimit të 530 vendvotimeve do të përfundoj brenda 3-4 dite, pastaj ju hapet rruga e numërimit të votave me kusht e cila praktikisht do t’i marrë edhe 2 ditë, procesi i numërimit të votave me kusht në mënyrë që të finalizohen të gjitha rezultatet. Pra i kemi rezultatet e vendvotimeve të rregullta të cilat janë në bazën e të dhënave, do t’i procedojmë rezultatet e vendvotimeve të rinumëruara të cilat po ashtu do t’i a bashkojmë rezultateve finale. Po ashtu i kemi edhe rezultatet e votave me postë dhe mbesin vetëm edhe rezultatet e votave me kusht në mënyrë që të kompletohen të gjitha, dhe KQZ t’i bëjë publike rezultatet e përgjithshme”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj tha se i gjithë procesi i rinumërimit po shkon shumë mirë dhe të gjitha votat e rinumëruara po përcillen nga vëzhguesit e subjekteve politike.

“Stafi që bën rinumërimin është i obliguar që gjendjen çfarë është brenda kutisë së votimit ta pasqyroj në formularët e rezultateve, domethënë gjendjen reale. Procesi vëzhgohet nga vëzhguesit e subjekteve politike, procesi është mjaftë transparentë dhe secili nga vëzhguesit mund ta shoh secilën votë për subjekte dhe kandidatë. Kjo garanton transparencën dhe saktësinë e rinumërimeve që bëhen në QNR”, shtoi Ahmetaj.

Kujtojmë se rinumërimi i votave pritët të përfundojë mbas 3-4 dite.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rinumerimi-i-votave-dhe-numerimi-i-atyre-me-kusht-perfundon-pas-5-6-dite/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala