Rinovohet Shtëpia e Bardhë! Ja si duket e pamobiluar (Foto|Video)

Autori:Gazeta Fjala

shtepia-e-bardhe

Ndërkohë që familja presidenciale amerikane pushon në Nju Xhersi, në Shtëpinë e Bardhë vijon puna për rinovim.

Agjencia e lajmeve Reuters sjell pamjet nga ambientet e boshatisura të rezidencës së presidentit, i cili do të jetë me fat nëse do të gjejë një karrige kur të rikthehet në Zyrën e tij Ovale, që gjithashtu është pjesë e këtyre punimeve rinovuese.

Teksa presidenti amerikan Donald Trump dhe familja e tij vijojnë pushimet e tyre në Nju Xhersi, grupet e ndërtimit vijuan punën për rinovimin e pjesëve të ndryshme të Shtëpisë së Bardhë.

Agjensia prestigjioze e lajmeve Reuters sjell këto pamje nga rinovimi i parë madhor i rezidencës zyrtare të presidentit në më shumë se 6 dekada.

Përgjatë muajit, grupet do të punojnë për të përmirësuar sistemin e ngrohjes dhe ftohjes në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, do të rinovojnë kuzhinën dhe zonën e pritjes si dhe do të zëvendësojnë shkallët në portikun jugor.

Ish-zëdhënësi për shtypin i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer që shoqëroi këtë tur, nuk ngurroi të fotografonte ambientet e boshatisura të rezidencës presidenciale.

Trump pritej të qëndronte në rezidencën e tij të golfit për 17 ditë, por Politico raportoi një ditë më parë se presidenti po planifikonte një rikthim të shkurtër në Shtëpinë e Bardhë të hënën e 14 gushtit.

Trump do të jetë me fat nëse do të gjejë një karrige në zyrën e tij, pasi edhe Zyra Ovale është boshatisur tërësisht nga mobiliet për t’iu nënshtruar rinovimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rinovohet-shtepia-e-bardhe-ja-si-duket-e-pamobiluar-fotovideo/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala