Rinia e papunë e Ballkanit

Autori:Gazeta Fjala

o-UNEMPLOYMENT-facebook

Dado njeh shumë njerëz në qytetin serb të Novi Pazarit, por mesa duket, ata nuk janë njerëzit e duhur. Edhe pse me një diplomë universitare në xhep, Dado ka qenë në kërkim të vazhdueshëm të gjetjes së një vendi pune gjatë tetë viteve të fundit.

Historia e tij është e ngjashme me atë të shumë të rinjve në Ballkan, ku nivelet e papunësisë janë ndër më të lartat, jo vetëm në Europë, por madje edhe në botë. Dado, i cili nuk kishte dëshirë të thoshte mbiemrin e tij, shprehet se mungesa e suksesit të tij është diçka që shkon përtej korrupsionit të përhapur dhe stanjacionit ekonomik, madje edhe përtej njohurive dhe aftësive të tij.

“Është shumë e shëmtuar dhe e trishtë njëkohësisht për t’u thënë, por ata që kanë gjetur punë, e kanë arritur vetëm nëpërmjet dhënies së parave në këmbim të vendit të punës, ose në sajë të njohjeve, ndërsa ajo pjesë tjetër që ka sakrifikuar vite të tëra për t’u shkolluar nuk ka qenë në gjendje të gjejë punë, sepse ose nuk kanë para, ose prindërit e tyre nuk kanë njohje në asnjë prej institucioneve apo bizneseve ku ata mund të punësohen”, u shpreh ai për RFE/RL’s Balkan Service. “Pjesa më e madhe e atyre që janë më inteligjentë ose më të talentuar janë ata që dënohen nga rregullat e pashkruara të kësaj shoqërie, ndërsa ata më pak të aftët e sigurojnë me shumë lehtësi vendin e tyre të punës”, tha më tej ai.

Për brezat e rinj të Ballkanit, rënia e komunizmit dhe konfliktet që ndodhën pas saj, duhej të kishin hapur një botë plot me mundësi të reja. Në vend të kësaj, edhe më të mirët dhe më të zgjuarit nuk po e shohin fare veten “si e ardhmja e Ballkanit”, sepse po hasin shumë vështirësi në gjetjen e punës. Në asnjë vend tjetër të Ballkanit, ky dëshpërim nuk është aq i dukshëm sa në Bosnjë-Hercegovinë.

Paradoksi

Për brezat e rinj të Ballkanit, rënia e komunizmit dhe konfliktet që ndodhën pas saj, duhej të kishin hapur një botë plot me mundësi të reja. Në vend të kësaj, edhe më të mirët dhe më të zgjuarit nuk po e shohin fare veten “si e ardhmja e Ballkanit”, sepse po hasin shumë vështirësi në gjetjen e punës.

Rrjedhja e trurit të të rinjve nga Ballkani

Nën diktaturën e Josip Broz Titos, Jugosllavia, e cila përfshinte shtetet e sotme të Serbisë, Kroacisë, Sllovenisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës dhe Bosnjës, kishte pothuajse punësim të plotë, gjë kjo që ishte më se e zakonshme në vendet komuniste. Nuk kishte rëndësi se ku punoje, qoftë në minierë apo në spital, gjithmonë shteti të mundësonte një vend pune, nga e cila paguheshe mjaftueshëm sa për të jetuar.
Por sot, si një nga shtetet më të reja të Europës, që shpalli pavarësinë nga Jugosllavia më 1992, Bosnja shënoi shkallën më të lartë të papunësisë së të rinjve në botë në vitin 2016, me 67.6%, sipas Bankës Botërore. Kjo shkallë jashtëzakonisht e lartë e papunësisë po i detyron jo vetëm boshnjakët e moshave të reja, por edhe ata më të vjetër, që të kërkojnë punë në një vend tjetër.

Sipas Bankës së Uashingtonit, numri i boshnjakëve që jetojnë jashtë vendit përbën 44.5% të popullsisë së përgjithshme të vendit prej 3.8 milionë banorësh. Kjo e vë atë në vendin e 16-të në botë për emigracionin/banor. “Për fat të keq, ajo ka arritur në pikën ku në sektorin privat nuk mund të gjesh punë nëse nuk ke njohjet e duhura”, shprehet Vladimir Markovic, një i papunë nga Sarajeva. “Ky trend është në rritje dhe shpjegon arsyen kryesore se pse shumë të rinj largohen për të kërkuar punë jashtë shtetit”, tha ai më tej.

Arsyetimi i z. Markovic mbështetet edhe nga të dhënat e marra nga i gjithë rajoni. Raporti i Forumit Ekonomik Botëror 2016/17 “Raporti Global i Konkurrencës” e rendit Serbinë në vendin e 137 nga 138 vende për sa i përket “kapacitetit që ajo ka për të mbajtur talentet”. Në këtë renditje, Bosnja ishte në vendin e 134-t, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit si Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia ishin vetëm disa pozicione më lart.
Sipas një raporti qeveritar të publikuar vitin e kaluar në Maqedoni, rreth 85% e studentëve në vitin e tyre para diplomimit e shihnin të ardhmen “jashtë vendit”. Ndërkohë, një studim i kohëve të fundit i Qendrës së Malit të Zi për Edukimin Qytetar tregoi se rreth gjysma e të rinjve të vendit po mendojnë të largohen nga vendi i tyre, i cili ka një popullsi prej vetëm 620,000 banorësh. Kjo lloj frike për mosgjetjen e një vendi pune po ndikon në largimin e pothuajse të gjithë të rinjve nga Ballkani drejt shteteve të tjera, kryesisht në Perëndim dhe sipas analistëve, kjo do të ketë pasoja të rënda në të ardhmen e Ballkanit.

Rinia e papune 795Njohjet e domosdoshme

Vasilija, 27 vjeç, ishte i sigurt që do ta gjente një vend pune, sepse kishte njohjet e duhura dhe i ndihmuar edhe nga fati, ai arriti që të gjente një punë në një kompani private në Podgoricë të Malit të Zi, ku shkalla e papunësisë për të rinjtë arriti në 40% vitin e kaluar. Keni një CV të mirë? Shumë mirë. Dëshirë dhe përkushtim për të punuar? Do t’ju ndihmojë dhe do t’ju japë edhe më shumë pikë. Diplomë universitare? Më mirë akoma.

Por prapë, asnjëra prej tyre nuk mjafton, u shpreh ai për RFE/RL. “Mbi të gjitha, njohjet janë më të rëndësishmet”. Kjo është gjëja e parë që ju nevojitet, dhe nëse nuk e keni atë, atëherë ju duhet vazhdimisht të kërkoni në përjetësi… “Tani për tani, unë mendoj se CV-ja nuk ka pothuajse fare rëndësi”, shtoi Vasilija, i cili gjithashtu nuk donte të thoshte mbiemrin e tij, në mënyrë të tillë që identiteti i familjes së tij të mos bëhej publik. Për të thënë të vërtetën, ashtu siç është, njohjet dhe lidhjet i ndihmojnë njerëzit për të gjetur punë në mbarë botën. Por me reformat ekonomike që po ndërmerren në disa vende dhe hyrjet e kapitalit të pabarabartë, qeveritë e Ballkanit duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar në krijimin e kushteve për të nxitur rritjen e vendeve të punës, thonë analistët.

Amer Osmiki, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Sarajevës, tha se një prej fushave në të cilën shteti duhet të ndërhyjë menjëherë është sistemi arsimor në Ballkan. Ndërsa shkollat shërbejnë për edukimin e studentëve në një nivel teorik, ata duhet të bëjnë një punë më të mirë nga ana praktike, gjë që do t’i përgatiste ata më mirë kur të hynin në tregun e punës pas diplomimit, tha ai.
Por jo të gjithë pajtohen me faktin se vendet e punës mund të gjenden vetëm nga ata që kanë njohje. Në qytetin e Serbisë Perëndimore të Novi Pazarit, ekziston një frymë sipërmarrjeje tepër e lartë dhe të gjithë të rinjtë që kërkojnë për punë këtu duhet të mundohen që të kenë njohuri të mira dhe të kenë aftësitë e duhura për një pozicion të caktuar pune.

“Ky është një qytet ndryshe nga të tjerët, ashtu siç e shprehëm dhe më sipër, me një frymë sipërmarrjeje tepër të lartë”. Njerëzit këtu janë mësuar të jetojnë me dinjitet dhe të fitojnë para në mënyrë të drejtë. Nëse ata e shikojnë që në sektorin shtetëror është e pamundur për të gjetur punë, atëherë ata janë të gatshëm që të krijojnë bizneset e tyre dhe të punësojnë familjarët dhe të afërmit, thotë z. Aleksandër. “Unë kam vendosur të qëndroj këtu dhe nuk kam ndër mend të largohem dhe të kërkoj punë diku tjetër. Më pëlqen të udhëtoj, por jam gjithmonë i lumtur të kthehem në shtëpi, ku ndodhen familja, të afërmit dhe miqtë e mi. Mendoj se ky qytet ka një të ardhme”.

Rajon jo konkurrues

Raporti i Forumit Ekonomik Botëror 2016/17 “Raporti Global i Konkurrencës” e rendit Serbinë në vendin e 137 nga 138 vende për sa i përket “kapacitetit që ajo ka për të mbajtur talentet”. Në këtë renditje, Bosnja ishte në vendin e 134-t, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit si Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia ishin vetëm disa pozicione më lart.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rinia-e-papune-e-ballkanit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala