Rikthimi i Messit me një prej golave më të bukur nga gjuajtja e lirë

Autori:Gazeta Fjala

LionelMessisevilla-2-780x439

Problemet e me lëndime e kishin lënë Lionel Messin jashtë fushe në fillim të sezonit 2019/2020 për Barcelonën.

Superylli argjentinas është duke u kthyer dalëngadalë në formë, teksa po e lë pas lëndimin dhe ka arritur të rikuperohet.

32-vjeçari luajti nga minuta e parë në derbin e fundjavës ndaj Sevillas, të cilën Blaugranët e fituan me rezultat 4-0.

LionelMessisevilla-1

(Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Ai e shënoi golin e katërt në minutën e 78-të që ishte goli i parë sezonal në La Liga dhe njëherësh një prej golave më të bukur nga gjuajtja e lirë.

Luis Suarez (27′), Arturo Vidal (32′) dhe Ousmane Dembele (35′) ishin golashënuesit tjerë të katalunasve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rikthimi-i-messit-me-nje-prej-golave-me-te-bukur-nga-gjuajtja-e-lire/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala