Rikthehet Milot Rashica

Autori:Gazeta Fjala

Mjilot-600x360

Futbollisti kosovar e ka lënë prapa krahëve lëndimin e fundit dhe këtë javë ka ushtruar me ekipin. Rashica është i gatshëm për Werder Bremenin këtë fundjavë

Milot Rashica ishte njëra prej mungesave më të mëdha të Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet e shtatorit,

Futbollisti kosovar kishte pësuar lëndim tek Werder Bremeni javë më parë, i cili e la jashtë ndeshjeve me Republikën Çeke dhe Anglinë, në kualifikimet e Euro 2020.

Miloti2

Sidoqoftë, Rashica u pa në Prishtinë në mbështetje të ekipit në ndeshjen me çekët.

Më pas, ai e mori rrugën drejt Gjermanisë për t’ju rikthyer stërvitjeve.

Vushtrriasi ka ushtruar gjatë kësaj jave dhe është i gatshëm për Werder Bremenin për këtë fundjavë në Bundesliga.

Ai e ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet duke ushtruar dhe i uritur për të luajtur përsëri.

Rashica ishte futbollisti më i mirë i Werderit sezonin e kaluar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rikthehet-milot-rashica/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala