Rikthehen reduktimet e rrymës, del nga sistemi blloku A4

Autori:Gazeta Fjala

Rryma

KEDS ka bërë të ditur se është njoftuar në orën 18:45 të ditës së sotme se njësia A4 e Termocentralit Kosova A ka rënë nga sistemi dhe përfundimisht nuk mund të kthehet sot në sistem.

Kjo bën që automatikisht të jenë 130 MWh më pak në sistem, ka njoftuar KEDS nëpërmjet një komunikate.

“Kjo ndodhi në kohën kur konsumi është më i larti si pasojë e motit të ftohët me të cilin po ballafaqohemi”, ka sqaruar KEDS.

“KEDS është duke impoertuar 350 MW për ta mbuluar konsumin. Por, nevojtet sasi shtesë për ta mbuluar kërkesën pas pakësimit të papritur të prodhimit. KEDS/KESCO ka filluar menjëherë përpjekjet për të gjetur import shtesë, por duke e marrë në konsideratë se edhe rajoni po ballafaqohet me kërkesë të rritur, atëherë po shkaktohen vështirësi në furnizimi”, thuhet në njoftim.

KEDS ka premtuar se do të bëjë çdo gjë që është e mundur që të minimizojë efektin tek konsumatorët shtëpiak, të shkaktuara nga ky zhvillim i papritur.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rikthehen-reduktimet-e-rrymes-del-nga-sistemi-blloku-a4/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala