Rihapen tregjet e kafshëve

Autori:Gazeta Fjala

lopet-ne-stalle

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se tregjet e kafshëve në gjithë Kosovën mund të përdoren, duke i rihapur, pas mbylljes së tyre më 24 qershor të këtij viti.

Vendimi i për të lëshuar në funksion tregjet vie pasi që AUV ka shfuqizuar vendimin që ka marrë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes gungore të lëkurës tek gjedhet, shkruan Gazeta Fjala.

“Tani pas vaksinimit masiv të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit dhe kalimit të afatit kohor për t’u fituar imuniteti i plotë tek kafshët ndaj sëmundjes, AUV do të lejoj funksionimi e tregjeve dhe lejimin e lëvizjes se kafshëve”, thuhet në komunikatën e AUV./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rihapen-tregjet-e-kafsheve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala