Renditja e re e FIFA-s: Kosova ka ngritje, Shqipëria pëson rënie (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

kosova

FIFA ka përpiluar listën e re të renditjes së kombëtareve, ku ngritjen më të madhe e kishte fituesi i Kupës së Kombeve Afrikane, Kameruni, që u ngrit për 29 pozita. Edhe Përfaqësuesja e Kosovës pati ngritje, për dallim nga ajo e Shqipërisë që pësoi rënie për disa vende.  

Renditja e re e FIFA-s nuk ka sjell befasi në ‘Top 10’, pasi janë po ato kombëtare në 10-të pozitat e para, përveç Kolumbisë dhe Anglisë që i kanë ndërruar pozitat, gjashtë dhe shtatë.

Kombëtarja e Shqipërisë ka rënë për katër pozita, ku nga vendi i 51 është rënë në vend të 55, për dallim nga Përfaqësuesja e Kosovës që ishte në vendin e 166 dhe tani e sheh vetën një pozitë më lart, në vendin 165.

Shqipëria ka pësuar rënie për katër pozita, duke rënë nga vendi 51 në 55!

Renditja e re e ardhshme e FIFA-s do të shpallet më datë 9 mars.

Përfaqësuesja e Kosovës renditet e 165-ta

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/renditja-e-re-e-fifa-s-kosova-ka-ngritje-shqiperia-peson-renie-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala