Rëndësia e sallatës jeshile, spinaqit dhe karotës

Autori:Gazeta Fjala

spinaq

Sallata jeshile, spinaqi dhe karota janë bimë shumë të rëndësishme të dietës së njeriut. Përmbajtja e lartë e disa lëndëve specifike (karotenoideve) e bën në mënyrë të veçantë karotën shumë të rëndësishme për mirë rritjen  e fëmijëve. Ndonëse bëjnë pjesë në familje të ndryshme, këto bimë kanë shumë gjëra të përbashkëta, si lidhur me kërkesat e tyre për tokë dhe klimë, ashtu edhe në mënyrën e kultivimit të tyre.

Që të tri, këto bimë janë të qëndrueshme ndaj temperaturave të ulta. Ato durojnë ulje të temperaturës deri në -5, -60C. Për këtë arsye në zonat e ngrohta ato kultivohet në fushë të hapur edhe gjatë dimrit.  Ndërkohë, sidomos sallata jeshile dhe spinaqi kanë kërkesa të mëdha për dritë.  Kur ato mbillen dendur, ose në bashkëshoqërim me bimë të tjera që i hijezojnë, formojnë bimë të dobëta, ta pazhvilluara mirë dhe pa shije.

Sallata jeshile dhe spinaqi janë bimë të ditës së shkurtër. Kur dita zgjatet mbi 12 orë nxjerrin kërcejtë lulorë dhe lulëzojnë. Kjo është arsyeja, që këto bimë duhet të mbillen në vjeshtë, ose herët në pranverë. Kohët e fundit janë krijuar megjithatë kultivarë sallate që mund të rriten pa lulëzuar edhe gjatë verës.

Kërkesat për ujë, tokë dhe plehra të sallatës, spinaqit dhe karotës janë të mëdha. Në kushtet e mungesës së ujit, gjethet e sallatës mbeten të vogla dhe të ashpra, kurse frut rrënjorët e karotës të parritur dhe të deformuar. Ato kërkojnë toka të lehta, të pasura me lëndë organike dhe që e ruajnë mirë lagështinë, të përgatitura mirë dhe të punuara thellë. Sallata dhe spinaqi zhvillojnë masë të madhe vegjetative kur plehërohen me plehra azotike. Por shpërndarja e tyre duhet bërë me kujdes sepse teprica e tyre në tokë bën që në gjethet e bimëve të grumbullohen me shumicë lëndë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Për të parandaluar këtë rrezik, plehërimet me plehra azotike ndërpriten 3-4 javë përpara fillimit të vjeljes.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/rendesia-e-sallates-jeshile-spinaqit-dhe-karotes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala