Remzie Osmani jep lajmin e mirë: Do të bëhem gjyshe

Autori:Gazeta Fjala

rema

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Remzie Osmani ishte e ftuara e kësaj jave në emisionin “Lart e Poshtë” me Eraldo Rexhon, bashkë me vëllain e saj, Nexhat Osmani.

Në një bisedë me nota humori me gazetarin Andi Vrapi, Remzia ka dhënë shumë detaje nga karriera e saj dhe nga jeta personale.

E pyetur nga gazetari lidhur me një shtatzëni të përfolur të nuses së djalit të saj, Gëzime, Remzia ka pranuar publikisht se çifti i ri është në një pritje të ëmbël.

“Po kemi lajme të mira [nga çifti]. Nusja është në pritje të ëmbël!”, – u shpreh Remzia e pyetur nëse ka lajme të mirë nga familja.

E pyetur nëse dëshiron nip apo mbesë, Remzia tregoi se për të nuk ka rëndësi gjinia, mjafton të jetë mirë për momentin… por dëshirën e ka të jetë mbesë!

Ne urojmë që shtatzënia e Gëzimes të shkojë sa më mbarë dhe të jenë të shëndetshëm, që të dy, edhe fëmija, edhe nëna.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/remzie-osmani-jep-lajmin-e-mire-do-te-behem-gjyshe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala