Remi s’e lë pozitën e deputetit pavarësisht dënimit të formës së prerë

Autori:Gazeta Fjala

remi

Ish-Komandanti i UÇK’së, Rrustem Mustafa – Remi, po vazhdon të mbetet deputet, pavarësisht se ndaj tij ekziston, vendimi i formës së prerë, i dënuar për krime të luftës.

Për dallim prej Remit, pozitën e deputetit e ka lënë Latif Gashi, po ashtu, i dënuar për krime lufte.

Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës është zëvendësuar vetëm Gashi por jo edhe Rrustem Mustafa.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë me Remin, por ai nuk e ka hapur telefonin, për të treguar se pse s’është tërhequr prej pozitës së deputetit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/remi-se-le-poziten-e-deputetit-pavaresisht-denimit-te-formes-se-prere/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala